Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, flitet se u ka thënë miqve të tij në një festë se tani ose kurrë nuk do të shkojë te Barcelona.
Fjalët e Verrattit citohen nga gazeta e njohur spanjolle Mundo Deportivo.
Sipas kësaj gazeta italiani ka vendosur të largohet në këtë verë që ta përmbushë ëndrrën e tij dhe të luajë në Barcelonë.
Gazeta e kujton edhe ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG-së që u mbyll 6-1 duke ja kutuar diferencat mes ekipeve.
PSG dështoi ta fitojë edhe titullin në Ligue 1, ku në fund triumfoi Monaco.
Lojtari është i gatshëm që ta luajë rolin e tij dhe tu tregojë PSG-së se dëshiron të kalojë në Spanjë, nëse klubet fillojnë bisedimet. /Telegrafi/