Bukuroshja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Itali, Heidi Baci, u bë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother.
Ajo rreth tre muaj më parë bëri bujë të madhe pasi ishte pjesë e një spektakli të tillë në Itali.
E njëjta ka qenë gjithashtu në “Grande Fratello”, gjersa doli nga ky format pasi ia kërkoi i ati.
25 vjeçarja bëri bujë të madhe pasi u shfaq në një afrimitet të madh me një konkurrent 45 vjeçar, gjë që nuk i pëlqeu prindërve të saj.
Teksa babai e surprizoi në program, ai kërkoi nga modelja që të largohej edhe nga shtëpia, kërkesë kjo që u respektua nga Heidi.
Baci u pyet edhe në këtë format nëse ia lejoi i ati, meqë asokohe u komentua tejet shumë në media e shtypin italian.
Heidi me këtë rast u rikthye në Shqipëri pas disa vitesh, ndonëse është rritur në Itali. /Telegrafi/