Kjo është një mënyrë e thjeshtë, për të përmirësuar sigurinë e llogarisë tuaj në Gmail, duke përdorur telefonin tuaj për vërtetimin.
Përdoruesit e Android ishin në gjendje ta bëjnë këtë për një kohë, që tani iu mundësohet edhe pronarëve të iPhone, transmeton Telegrafi.
Aplikacioni Smart Lock i Google për iOS, raporton 9to5Google, është përditësuar për të lejuar vendosjen e telefonit tuaj si një çelës të sigurisë.
Kur të vendosni për të hyrë në një llogari në Google, për t’u futur në Gmail për shembull, kërkohet që iPhoni juaj të jetë afër që ta zhbllokoni dhe të konfirmoni hyrjen, ose ta anuloni. Por, ka disa kërkesa, në mënyrë që kjo të funksionojë.
Së pari, funksionon vetëm në Google Chrome dhe duhet të keni Bluetooth si në iPhone ashtu edhe në kompjuter. Gjithashtu, telefoni juaj duhet të funksionojë me iOS 10 ose më të ri.
Ditëve të fundit hapjet alternative pa fjalëkalim apo vendosjen e gishtit, kërkojnë nga dy faktorë, ngaqë niveli i sulmeve kibernetike mbetet në nivel të lart. /Telegrafi/