Site icon Telegrafi

Tani ka pëlqim për të, por Valbona i thotë Laertit se e ka urryer para Big Brother

Valbona Mhilli dhe Laert Vasili tashmë ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.

Ata kanë shprehur pëlqim, por që asgjë më shumë deri më tani nuk ka ndodhur mes tyre.

Ka qenë gazetarja që së fundmi i tha aktorit se nuk e kishte pëlqyer kurrë më parë dhe se në një formë e urrente.

Foto: Screenshot/TikTok

Theksoi po ashtu se kishte mendime të këqija për të, teksa për të ishte thjesht zero.

Lexo po ashtu Egli dhe G Bani përloten teksa flasin për pëlqimet e tyre në Big Brother

Pjesë nga biseda e tyre:

Valbona: I thashë është një skizofren atje, një Laert Vasili.

Laerti: Ku e dije që do të isha?

Valbona: Se të kam parë kur kam shkuar të bëj klipin, në të njëjtën ditë ke bërë dhe ti klipin.

Laerti: Unë s’të kam parë.

Valbona: Thash ç’është ky harbut. Për mua ishte zero. Ishe personi që kam thënë se nuk do flisja kurrë, por ndodhi e kundërta. Ke qenë personi që kam etiketuar për keq, dhe për asnjë arsye. Thoja pse e urreja me pak fjalë, nuk më ke pëlqyer kurrë.

Laerti: Jam i thjesht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version