Zanfina Ismaili është njëra ndër këngëtaret e cila e ka nisur shumë e re karrierën e saj.
Ka qenë vetëm 4 vjeçare kur për herë të parë u shfaq në një duet me motrën e saj të madhe Adelinën, me këngën “Të kërkoj Demokraci”.
“Vera dhe libri”, “Disko Epidemia” e shumë këngë të tjera, janë thesari i karrierës së bukuroshes Zanfina Ismaili, e cila i ruan me ëmbëlsi në kujtesë nga fëmijëria e saj.
Vitet kaluan dhe Zanfina filloi të pavarësohej, duke depërtuar kështu në treg si një femër e suksesshme, kësaj radhe jo më si “motra e Adelinës”.
Shumë fotografi, imazhe e xhirime të ndryshme ku ato kanë performuar në fëmijëri, motrat Ismaili i ruajnë në arkivën e tyre.
Së fundmi, Zanfina ka ndarë me fansat e saj në Instagram Story një fotografi, e cila e shfaq atë tani dhe si dukej para 26 vjetësh.
Ndryshimi në pamje është drastik, mirëpo dashuria e saj për muzikën mbeti gjithmonë e njëjta. /Telegrafi/