Telegrafi

Tanasovski: Në vendkalimet kufitare po kryhet kontrollime të përforcuara sipas rekomandimeve të AUV

Drejtoria doganore po kryen kontrollime të përforcuara në vendkalimet kufitare sipas rekomandimeve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për parandalim të murtajës së derrit,

Këtë e tha drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen për vërejtjet e ekonomistëve se dogana duhet të jetë më rrigoroze posaçërisht ndaj udhëtarëve nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dogana sa i përket murtajës së derrit ka kontrollime të përforcuara dhe kjo është në përputhje me vendimin e Qeverisë. Të gjitha institucionet që marrin janë të përfshira në kontrollimet kufitare morën urdhra, ku përgjegjësia më e madhe e ka Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, tha Tanasoski.

Ai shtoi se ata po i shpërndajnë të gjitha njoftimet që i marrin nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari./Telegrafi/