Drejtoria doganore po kryen kontrollime të përforcuara në vendkalimet kufitare sipas rekomandimeve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për parandalim të murtajës së derrit,
Këtë e tha drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen për vërejtjet e ekonomistëve se dogana duhet të jetë më rrigoroze posaçërisht ndaj udhëtarëve nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dogana sa i përket murtajës së derrit ka kontrollime të përforcuara dhe kjo është në përputhje me vendimin e Qeverisë. Të gjitha institucionet që marrin janë të përfshira në kontrollimet kufitare morën urdhra, ku përgjegjësia më e madhe e ka Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, tha Tanasoski.
Ai shtoi se ata po i shpërndajnë të gjitha njoftimet që i marrin nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari./Telegrafi/