Telegrafi

Tanasoski: Punët në dogana do të kryhen më shpejtë dhe me më pak dokumente

Më pak dokumente dhe përfundim më i shpejtë i procedurave doganore, paralajmëron drejtori i Drejtorisë së doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski në intevistë për AIM.

“Njëri nga prioritetet strategjike për ne dhe Ministrinë e financave është përmirësimi dhe thjeshtësimi i ligjeve për dogana, me qëllim të lehtësimit të punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritjen e konkurrencës dhe eksportit. Pjesa më e rëndësishme e ligjeve të reja për dogana do të jetë miratimi i Ligjit të ri për dogana që do të jetë i harmonizuar me Ligjin e ri të doganave të BE-së i cili ka filluar të zbatohet nga viti 2016”, thotë Tanasoski.

Rregullativa e re doganore, përveç se do të jetë më e thjeshtë, do t’i përmbajë edhe tre shtyllat tjera që janë të domosdoshme për përmirësimin e integrimit të ekonomisë së Maqedonisë në rrjedhat botërore – do të jetë transparente, e harmonizuar dhe e standardizuar.

Ajo që tani mund të paralajmërohet është numër më i vogël i dokumenteve dhe përfundim më i shpejtë i procedurave doganore, thotë drejtori i Drejtorisë së doganave, duke thënë se në vitin 2018 do të fillohet me përdorimin e një programi të ri për përpunim të deklaratave doganore, i cili duhet të kontribuojë në përmirësimin dhe lehtësimin e dukshëm të punës së doganave./Telegrafi/