Telegrafi

Tanasoski: Çështja e doganierëve joprofesionist, pas zgjedhjeve lokale

Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Gjoko Tanasoski ka pranuar ankesat e para nga afaristët si pjesë e joprofesionalizmit të doganierëve të cilët mund të dënohen me ligj në bazë të sjelljes së tyre ndaj kompanive të ndryshme. Por, ndaj tyre për momentin nuk mund të ngritet ndonjë procedurë ligjore për shkak të zgjedhjeve lokale, si rekomandim i Komisionit për antikorrupsion, ndërkohë që nga Oda ekonomike kanë rekomanduar që të sillet një kod etik për sjellje të doganierëve.

“Do doja të them se për momentin nuk mund të bëjmë asnjë procedurë sepse mendimin nga Komisioni për antikorupsion na ndalon që të veprojmë, unë direkt do të ulem dhe do të shoh kodin etik sepse ne në Doganë kemi edhe kodin tonë dhe nuk do të lejojmë që punëtorët e doganës të ndikojnë ndaj këtyre procedurave”, ka thënë Tanasoski.

Ndërkohë që në vizitë tek ai ka qenë dhe homologu kroat Coviq për të ndarë me të përvojën kroate në rregullativat e BE-së në sektorin e doganave.

“E kemi prezantuar rrugën tonë drejt BE-së e cila ka qenë shumë e vështirë mirëpo deri në zgjidhjen e tyre duhet shumë mund dhe kosto, dogana kroate tashmë është në shërbim të ekonomisë dhe qytetarëve”, ka thënë kështu Coviq./Telegrafi/