Tammy Abraham pritet të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier pas katër viteve të kaluara në Serie A.
Sulmuesi i huazuar i Milanit nga Roma , Tammy Abraham , ka tërhequr interes nga disa klube të Premier League , ka raportuar insajderi Nicolo Schira.
Gazetari nuk përmendi skuadra specifike, por përmendi se këto klube të paidentifikuara tashmë janë interesuar për 27-vjeçarin anglez.
Marrëveshja e huazimit të lojtarit skadon në fund të sezonit.
Milani nuk ka një opsion blerjeje dhe klubi ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë atë.
Megjithatë mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se disa nga klubet si Everton, West Ham United, Fulham, Leeds United dhe Wolverhampton Wanderers janë skuadrat që duan rikthimin e Abraham në Ligën Premier.
Roma nga ana tjetër është gati ta shes yllin anglez nëse vije një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/