Roma ka arritur ta fitoj trofeun e parë evropian në histori të klubit.
Giallorosët kanë triumfuar në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Feyenoord Roterdam me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për Romën që në minutat e fundit të ndeshjes edhe vonuan lojën sa më shumë për të ecur minutat.
Njëri nga rastet më qesharake të ndeshjes ka qenë kur Marcos Senesi bëri një ndërhyrje në sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.
Edhe pse dukej ndërhyrje e ashpër, një gjë e tillë nuk ishte pasi Abraham vetëm simuloi.
Reprezentuesi anglez fillimisht bërtiti shumë duke u bërë si i lënduar, por pastaj ia mbylli syrin trajnerit Jose Mourinho dhe qeshi për t’i treguar se nuk ka asgjë për shqetësim.
Ky reagim i Abrahamit është bërë viral në rrjetet sociale nga shumë tifozë të futbollit që kanë shkruar se anglezi meriton çmimin ‘Oscar’ për aktrim.
Madje mediumi holandez ‘EspnNL’, ka postuar videon në fjalë duke i uruar shërim të shpejtë anglezit me ironi. /Telegrafi/
Get well soon! @tammyabraham #romfey #uecl pic.twitter.com/k7XiPuFILL
— ESPN NL (@ESPNnl) May 25, 2022
Tammy Abraham proves he's the ultimate Mourinho player with cheeky Roma winkhttps://t.co/j3Uc4uFllE pic.twitter.com/N6piajO7PY
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) May 26, 2022