Të gjithë meshkujt do të ishin të falur, sikur ta shikonin për së dyti herë këngëtaren Taylor Swift, po që se do t’ju kalonte përpara.
Por, një burri misterioz nuk i është falur, që ia ka ngulur sytë 26-vjeçares, transmeton Telegrafi.
Kalimtari me xhinsa dhe bluzë të zezë, që mbante në dorë një gotë, i ka shikuar me ngulm të pasmet e yllit të muzikës.
Ky moment është kapur rastësisht nga një paparaci, derisa po e fotografonte këngëtaren e hitit ‘Back to December’.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, e kanë shfrytëzuar këtë moment për të bërë montazhe të ndryshme.
Ai paraqitet si ndjekës i pokemonëve, kurse Swift si Pikachu, apo si keqbërës me mbulesë në mesin e shumë fotografive komike.
Madje, ka raste kur i është ndryshuar vendi i kokave, si dhe duke e zëvendësuar me personazhe të tjera. /Telegrafi/