Site icon Telegrafi

Tallja e ish-të dashurës së Ronaldos me Messin (Foto)

Sikur të mos mjaftonte dështimi i radhës në Kupën e Amerikës me Argjentinën, Lionel Messi tashmë duhet të dëgjojë edhe talljet që i vijnë nga modelja kiliane, Daniella Chavez.

“Messi i luan finalet me ‘brekë nëpër këmbë’”, shkruan në rrjetet sociale modelja superseksi e Playboyt, e cila është një tifoze e çmendur e kombëtares së Kilit, transmeton TCH.

Në të shkuarën është folur edhe për një lidhje të modeles me Cristiano Ronaldon, një arsye më shumë që e ka shtyrë kilianen të kritikojë yllin argjentinas.

Aktualisht, Messi ndodhet në një situatë mjaft të vështirë për sa i përket kombëtares Argjentinës. Pasi humbi për të dytën herë radhazi finalen e Kupës së Amerikës pikërisht ndaj Kilit, ylli i Barcelonës deklaroi dorëheqjen nga kombëtarja.

Exit mobile version