Telegrafi

Tallet Ramos: Po ta dija, do të merrja të kuqin më herët

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është tallur me Barcelonën pas El Clasicos të zhvilluar të shtunën mbrëma.

Real Madridi e fitoi trillerin e Camp Nou me Ramosin të përjashtuar kur Ronaldo shënoi golin e fitores.

“Nuk mund të bëhemi arrogant tani që kemi fituar. Bukuria e futbollit është se të ofron revanshin, por ne duhet të mbajmë këmbët në tokë”.

“Hap pas hapi tash po i fitojmë tifozët. Tifozët meritojnë rezultate të mira pas vuajtjeve”.

“Goli i Cristianos vlen për ata që thoshin se ai nuk shënon në ndeshje të mëdha. Nëse do ta dija se do të shënonim me një lojtar më pak, do të përjashtohesha moti”, u shpreh Ramos. /Telegrafi/