Nëpërmjet një konference për shtyp, kryetari i LSDM-së në Prilep, Mile Taslevski foli për akuzat e OBRM-PDUKM-së për punësime partiake.
“OBRM-PDUKM po bën përpjekje të dëshpëruara për ta shpërqendruar opinionin nga aferat ku është i përfshirë Hristijan Mickoski, dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit. Incizimi i sotëm i shfaq opinionit se çfarë do të thotë ndarja mes partisë dhe shtetit”, tha Teleski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në incizim bëhet fjalë për një mbledhje partiake në hapësira partiake gjatë fushatës ku kërkohet vota si në secilën fushatë.
“Në incizim dëgjohet qartë se si ju bëj thirrje anëtarëve tonë, pavarësisht se ku janë të punësuar, të punojnë sipas ligjeve, në mënyrë profesionale dhe ndershëm, pa asnjë arrogance, dhe e gjithë kjo në interes të qytetarëve”, tha Televski.
Ai shtoi se në fjalimin e tij nuk ka pasur asgjë negativ, dhe kundër ndonjë qytetar apo kundër opsioneve tjera politike./Telegrafi/