Site icon Telegrafi

Talentja shqiptare në Britani Arta Çika fiton çmimin “TechWomen100” për 2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë, një talente shqiptare, Arta Çikën e cila ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe.

Këtë e ka bërë të ditur, Meta përmes një postimi në llogarinë në Facebook.

“I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para”, ka shkruar presidenti Meta.

“Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur”, shton presidenti Meta, njofton Telegrafi.

Exit mobile version