Telegrafi

Talenti i Sportingut në radarin e Barcelonës

Gelson Martins ka rënë në sytë e gjigantit katalunas.

Futbollisti 21-vjeçar po shkëlqen me fanellën e skuadrës portugeze këtë sezon.

Ndeshja e fundit, ku Martins u pa duke shkëlqyer është pikërisht ndaj rivalit të Barcelonës, Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Real Madrid dhe Manchester United pas talentit të madh

Sipas medieve në Portugali, kjo ndeshje ka bërë që gjiganti katalunas të interesohet për sigurimin e shërbimeve të këtij talenti.

Megjithatë, transferimi i tij është paksa i vështirë, pasi Barcelonës do ti duhet plot 60 milionë euro, pasi kaq është klauzola që Sporting ia ka vendosur futbollistit. /Telegrafi/