Gelson Martins ka rënë në sytë e gjigantit katalunas.
Futbollisti 21-vjeçar po shkëlqen me fanellën e skuadrës portugeze këtë sezon.
Ndeshja e fundit, ku Martins u pa duke shkëlqyer është pikërisht ndaj rivalit të Barcelonës, Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sipas medieve në Portugali, kjo ndeshje ka bërë që gjiganti katalunas të interesohet për sigurimin e shërbimeve të këtij talenti.
Megjithatë, transferimi i tij është paksa i vështirë, pasi Barcelonës do ti duhet plot 60 milionë euro, pasi kaq është klauzola që Sporting ia ka vendosur futbollistit. /Telegrafi/