Site icon Telegrafi

Talenti shqiptar zgjedh të largohet nga Juventusi

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri, dukej se ishte shumë pranë firmës së një kontratë afatgjatë me Juventusin.

Futbollisti i lindur në vitin 1999, ishte titullar në 29 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhezi në kampionatin e moshave U-19 duke shënuar nëntë gola nën drejtimin e Fabio Grosos.

Lexo po ashtu Një tjetër shqiptar te një klub i madh – talenti 17-vjeçar huazohet te Juve (Foto)

Juventusi dëshironte ta mbante futbollistin edhe për të paktën një tjetër sezon, në formulën e huazimit, siç ishte këtë edicion, nga Lausanne-Sport në Zvicër që zotëron kartonin e tij – transmeton Panorama Sport.

Por, kur Lausanne-Sport ia ka bërë të ditur atij se mund të luante në edicionin e ri në ekipin e parë, Zeqiri ka vendosur që të kthehet në Zvicër dhe t’u japë lamtumirën bardhezinjve.

“Juvja dëshironte ta mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër”, shpjegoi menaxheri Valter Fernandez.

“Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lausanne-Sport ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë dhe të mirë kuptueshëm sa i përket këtij vendimi”, ka thënë ai.

Exit mobile version