Jo vetëm goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës, por Juventusi iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen.
Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me tre talentë, ku një ndër ta është edhe futbollisti shqiptar, Qëndrim Kameraj, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.
Shqiptari i lindur në Luzernë, do të jetë pjesë e të rinjve (U19) të Juves për sezonin e ardhshëm.
Kameraj është vetëm 18 vjeç dhe thuhet se ka kaluar te klubi bardhezi nga të rinjtë e Luzernës.
Ai bën pjesë te Kombëtarja U-18 e Zvicrës, ku në dy ndeshje ka realizuar një gol.