Telegrafi

Talenti shqiptar që ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje, shumë afër transferimit në Bundesliga

Mërgim Berisha padyshim që është sensacion i futbollit austriak.

Talenti shqiptar është duke shkëlqyer në ligën e dytë të Austrisë duke shënuar vazhdimisht gola për skuadrën e tij Liefering, skuadër që është nën udhëheqjen e Red Bull Salzburg.

Por ai mund të largohet nga Lieferingu pas dy muajve, pasi interesim të madh për të ka shfaqur skuadra gjermane RasenBallsport Leipzig.

Sipas medieve gjermane, Leipzig kërkon transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit duke i ofruar mundësinë të luajë në Bundesliga.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

18-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 16 gola në 18 ndeshje, por ka bërë edhe dy asistime të tjera.

E vlera e tij është ngritur shumë dhe besohet se ai tani kushton rreth dy milionë euro.

Vetëm disa ditë më parë, Berisha në UEFA Youth League shënoi pesë gola për ekipin e të rinjve të Salzburgut duke treguar se është një golashënues i lindur.

Mbetet të shihet nëse Leipzig pas transferimit të tij do ta mbajë në skuadër apo do ta huazojë në ndonjë ekip tjetër të Gjermanisë. /Telegrafi/