Ylli i Ajax, Kasper Dolberg refuzon dy klubet e njohura të Ligës Premier.
Manchester United dhe Manchester City interesohen për talentin 19-vjeçar, i cili ka shënuar 18 gola në 37 ndeshje deri më tani.
Dolberg nuk e mendon për momentin kalimin në Ligën Premier, pasi sipas tij ai ka nevojë të luajë ende.
Sulmuesi nuk është i gatshëm të qëndrojë në bankë kur është në fillimin e karrierës.
Këtë gjë nuk mund t’ia sigurojnë të dy skuadrat danezit, i cili kërkon ta vazhdojë karrierën te Ajaxi. /Telegrafi/