Telegrafi

Talenti më i madh italian, sipas Buffon

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se talenti më i madh i Italisë është Federico Bernardeschi.

Anësori i Fiorentinas është ftuar nga Antonio Conte për ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjermanisë, ndërsa portieri legjendar e vlerëson lartë 22-vjeçarin.

“Ai është nga Carrara, njësoj si unë. Ai është talenti më i madh në futbollin italian”.

“Ka fizikun, teknikën dhe vullnetin për ta sakrifikuar veten, së bashku me teknikën e tij të shkëlqyer. Ai e meriton absolutisht ftesën dhe shpresoj që ta dëshmojë vlerën që ka”, ka theksuar Buffon për Sky Sports Italy.

Pasi ka dëgjuar për lëvdatat e 38-vjeçarit, Bernardeschi e ka falënderuar atë: “Jam rritur me një legjendë si Buffon. Dua ta falënderoj për fjalët e mëdha dhe mund të them se ai është një model për mua dhe për të gjithë fëmijët italianë”. /Telegrafi/