Telegrafi

Talenti më i madh i akademisë së Barcelonës po tërheq interesimin e Man Utd

Barcelona duhet të bëjë disa shitje të mëdha gjatë kësaj vete për të lehtësuar barrën e rëndë financiare, ani pse drejtori sportiv Deco është i etur që të mbajë pjesën më të madhe të ekipit.

Kjo situatë e vështirë financiare që ka kapluar Barcelonën mund t’i detyrojë ata që të hapin derën e largimit për shitjen e lojtarëve të rinj.

Njëri nga ta mund të jetë edhe Mikayil Faye, mbrojtësi perspektiv i akademisë së Barcelonës që ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Faye cilësohet si një ndër talentët më të mirë të akademisë ‘La Masia’ për të mos thënë më i miri, dhe blaugranasit shpresojnë se ai do të bëhet adoleshenti i radhës që do të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Sidoqoftë, ekziston mundësia që ai të shitet për shkak të numrit të lartë të ofertave.

Sipas Daily Mail, ekipe si Manchester United, Bayer Leverkusen dhe Inter janë të interesuara për 19-vjeçarin.

Raporti shton tutje se ekipet e interesuara për Faye duhet të paguajnë rreth 25 milionë euro në mënyrë që Barcelona të bindet për lirimin e tij./Telegrafi/