Liverpool po përgatitet për ndryshime të mëdha gjatë sezonës së verës.
Mediat angleze raportojnë se The Reds do të freskojnë radhët e tyre pas përfundimit të këtij kampionati në Ligën Premier.
Një prej futbollistëve të shumtë që po vëzhgon trajneri Jurgen Klopp është edhe talenti gjerman Kai Havertz.
Mesfushori krijues 19-vjeçar po shkëlqen këtë sezon me Bayer Leverkusenin dhe pavarësisht se ka kontratë edhe për pesë vjet me gjermanët, ai pritet t’i bashkohet anglezëve gjatë verës.
Madje, futbollisti thuhet se tashmë ka vizituar qendrën stërvitore të Liverpoolit me lejen e drejtuesve të Leverkusenit.
Theksojmë se vlera e futbollistit sipas ueb-faqes transfermarkt.de kap shifrat prej tetë milionë eurove.
Ndrysh, reprezentuesi gjerman i grupmoshave të reja deri më tani për farmaceutikët 32 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/