Site icon Telegrafi

Talenti gjerman në radarin e Liverpoolit

Qendërmbojtësi me perspektivë, Niklas Sule po shkëlqen me paraqitjet te Hoffenheim, ndërsa menaxheri i Liverpoolit po i kërkon shërbimet e tij.

Niklas Sule, 20-vjeçar ka fituar një vend të rregullt në Hoffenheim dhe gjithashtu është reprezentues i U21 të Gjermanisë.

Trajneri gjerman edhe sa ishte në postin e stafit teknik të Borussia Dortmundit ka kërkuar të transferohet ylli i ri gjerman.

Sule, sipas ueb-faqes së specializuar për vlerën e lojtarëve, kushton gjashtë milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version