Site icon Telegrafi

Talenti i Gironas i huazuar nga City zbulon se çfarë i tha Messi pas takimit dhe pse në fund e ndërroi fanellën me Ter Stegenin e jo argjentinasin

Barcelona fitoi ndaj Gironas me rezultat 0-3, kjo me dy autogola nga vendasit dhe një nga Luis Suarez.

Lionel Messi nuk shënoi në këtë takim  pasi hije e tij ishte talenti Pablo Maffeo.

I huazuari nga Manchester City në fund të takimit zbuloi edhe fjalët që argjentinasi ia tha, duke i marrë ato si motivim pasi të fitosh vëmendjen e Messit është diçka e madhe.

“Ai (Messi) më pyeti për disa gjëra, se ai isha i huazuar nga City dhe sa vjet kam”.

“Kisha detyrë ta ruaja dhe duhet t’i qëndroja afër e jo të shikoja topin. Ishte e vështirë, jo vetëm nga perspektiva e futbollistike, por edhe psikologjike. E falënderoj trajnerin për besimin”.

Por, pavarësisht se Maffeo dhe Messi komunikuan, në fund talenti i Gironas nuk i kërkoi fanellën, pasi syrin e kishte tek ajo e Marc-Andre ter Stegen.

“Një shok i imi dëshironte fanellën e Ter Stegenit, kështu që e pyeta portierin. Messi është lojtari më i mirë në botë, por shokët janë në rend të parë”, ka thënë Maffeo. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MHAzxcsmFnc

Exit mobile version