Telegrafi

Talenti Fiorin Durmishaj e shënoi golin e fitores kundër Panathinaikosit (Video)

Panioniosi ka regjistruar fitore minimale prej 1-0 në udhëtim te Panathinaikosi në Superligën greke.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj.

Futbollisti i Shqipërisë U-21 realizoi një gol të bukur në minutën e 73-të, duke qenë se në pjesën e parë nuk pati gola.

Goli i tij erdhi vetëm pak minuta pasi ishte inkuadruar në lojë (në minutën e 61-të, ai zuri vendin e Samed Yesil).

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit 21-vjeçar, i cili konsiderohet lojtar premtues edhe për ekipin e parë të Kombëtares shqiptare.

Në minutat e mbetura skuadra vendase nuk arriti të ndryshonte asgjë dhe goli i shqiptarit kishte vlerën tri pikë.

Durmishaj është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2014, mirëpo ka luajtur i huazuar te skuadra të tjera.

Kallithea dhe Lamia janë dy ekipet, ku ai ka fituar përvojë futbollistike. /Telegrafi/