Erling Braut Haland i RB Salzburgut është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së parë të sezonit të ri 2019/20 në Ligën e Kampionëve.
19-vjeçari norvegjez befasoi të gjithë me talentin e tij duke shënuar het-trik në debutimin e tij në garën më të madhe ekipore evropiane.
Haland shënoi tri gola në fitoren e madhe 6-2 në shtëpi ndaj Genkut, duke barazuar rekordin e Wayne Rooneyt në vitin 2004.
Golat e Haland erdhën të gjitha në pjesë të parë, apo më saktë në minutat 2′, 34′ dhe 45′.
Paraqitjet e tij të mira bënë që norvegjezi të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.
Përveç kësaj, 19-vjeçari gjithashtu u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i javës në këtë garë.
Norvegjezi la mbrapa në këtë garë portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, yllin e PSG-së Angel Di Maria dhe Mislav Orsic të Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/
👑 Congratulations to Erling Haaland: @RedBullSalzburg's hat-trick hero is Player of the Week! 👏👏👏 #POTW | @FTBSantander
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 20, 2019