Telegrafi

Talenti i Chelseat, Maatsen huazohet te Charltoni

(Foto: chelseafc.com)

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Ian Maatsen, ka nënshkruar për Charlton Athletic në formë huazimi njëvjeçar.

18-vjeçari pritet të angazhohet me ekipin e parë të skuadrës që bën gara në Championship.

Lajmin për transferimin e talentin holandez e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit nga Liga Premier.

“Ian Maatsen e ka kompletuar huazimin te Charlton Athletic deri në fund të sezonit 2020/2021”.

“Do të jetë hera e parë për mbrojtësin 18 vjeçar që do ta shijojë futbollin e rregullt senior, i cili iu bashkua Chelseat nga PSV Eindhoveni i vendlindjes së tij Holandë, në verën e vitit 2018”, thuhet në njoftimin e Bluve. /Telegrafi/