Talenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besar Guxhufi, i është bashkuar gjigantit turk, Besiktas.
FotoMac njofton se kampioni i ri i Turqisë tashmë e ka bërë transferimin e parë sezonal duke nënshkruar me futbollistin e ri.
Mesfushori, i cili më 29 maj mbush 17 vjet, ka luajtur në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, te skuadra e Belasicës, ndërsa rrjedh nga Akademia e Vardarit.
Me klubin e ri, Besari ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë 8.000 euro në muaj.
Ndërkaq, për sigurimin e shërbimeve të tij, Besiktasi thuhet të ketë shpenzuar gjysmë milioni euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5jCWWiuUu6s