Në koncertin e Orkestrës së Forcave të Armatosura mbrëmjen e sotme do të ketë një instrumentist të veçantë.
Ai është 10 vjeç dhe është vlerësohet si një nga violinistët më të veçantë.
Është vetëm 10 vjeç, por të ardhmen e tij, e gjetur. Darel Bulcari, synon të prekë skenat botërorë, duke luajtur në violinë.
“Dua të shkoj në Vienë. Atje gjërat janë të vjetra, të ruajtura mirë dhe skena është shumë e bukur. Më pëlqen edhe koncerti i Vienës”, tha Darel Bulçari.
Në këtë 1 qershor, është realizuar një pjesë e ëndrrës së tij. Ai do të marrë pjesë në shfaqen e organizuar nga Orchestra sinfonike e Forcave të Armatosura.
“Me orkestrën simfonike është hera e parë, por kam luajtur edhe më parë me harqe. Pasioni im për violinën lindi nga babi, se ai është violinist, por edhe nga veshi im, se e kisha qejf. Te violina më pëlqen tingulli, kur luaj me vivrato dhe shpejtësia. Jam shumë i lumtur”, tha Darel Bulçari.
Ndoqëm një pjesë të provave, për shfaqen që do luhet sot në orën 20:00, kushtuat festës së fëmijëve. Nën dirigjimin e Edmond Dako, në këtë 1 qershor, fokusi janë fëmijët, artistët e së ardhmes.