Telegrafi

Talentët e ri të muzikës kosovare udhëtojnë në Suedi, falë fondacionit Sunny Hill

Fondacioni “Sunny Hill” i çon në Suedi talentët e ri të muzikës kosovare

Fondacioni “Sunny Hill” – i themeluar nga familja Lipa – ka bashkëpunuar me Akademinë e Muzikës suedeze “Musikmakarna” për t’iu ofruar të rinjve nga Kosova mundësinë që të jenë pjesë e kampit të kompozimit, krijimit të këngëve dhe produksionit muzikor që do të mbahet në Suedi prej 19 deri më 24 gusht.  

Nëntë talentë të ri të muzikës kosovare, janë gati të zhvillojnë aftësitë e tyre në kompozim, krijim të këngëve dhe produksion muzikor në një nga akademitë më prestigjioze të muzikës në botë. Falë bashkëpunimit të suksesshëm midis fondacionit “Sunny Hill” dhe akademisë “Musikmakarna” në Suedi, këta të rinj do të marrin pjesë në një kamp intensiv një javor, ku do të mësojnë nga ekspertët më të mirë të industrisë dhe do të kenë rastin të krijojnë një rrjet të vlefshëm kontaktesh në botën e muzikës.

Ky projekt inovativ ka për qëllim të ofrojë mundësi të pasura edukative dhe përvojë praktike për të rinjtë nga Kosova që janë të pasionuar pas muzikës dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike në një mjedis ndërkombëtar.

Dukagjin Lipa, nga Fondacioni “Sunny Hill”, shpreh entuziazmin e tij për këtë iniciativë: 

“Jemi të lumtur që po vazhdojmë të mbështesim talentët e ri të vendit. Këto punëtori profesionale ofrojnë një platformë unike për të rinjtë tanë që ata të shkëlqejnë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre në fushën e muzikës”, ka thënë ai.

Çfarë do të përfshijë programi?

– Të rinjtë do të marrin mësime individuale dhe në grup për krijimin e këngëve dhe produksion muzikor;

– Të rinjtë do ta kenë mundësinë të shkruajnë tekste të reja dhe të marrin komente të menjëhershme;

– Të njihen me profesionistë të industrisë muzikore, që u hap rrugë për bashkëpunime në të ardhmen.

Fakte me rëndësi:

– “Musikmakarna” është e njohur si institucion nga i cili kanë dal disa nga kompozitorët, krijuesit dhe producentet më të suksesshëm në Suedi dhe në mbarë botën;

– Studentët do të vizitojnë edhe muzeun e bendit legjendar ABBA dhe fondacionin e DJ-it të famshëm suedez, Avicii si dhe do të takojnë emra të rëndësishëm të muzikës dhe produksionit suedez. 

Projektin ka për qëllim të:

– Ofrojë mundësi të rinjve kosovarë të studiojnë në “Musikmakarna”, e cila është e njohur për cilësinë e lartë të edukimit muzikor dhe infrastrukturën e saj të shkëlqyer;

– Krijojë një platformë për shkëmbim të përvojave dhe ideve midis studentëve të Kosovës dhe Suedisë;

– Ndihmojë rininë kosovare të përmirësojë aftësitë e tyre muzikore dhe të ndërtojë një rrjet ndërkombëtar që mund të kontribuojë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Akademia e Muzikës “Musikmakarna”, është institucioni i parë edukativ kushtuar kompozimit, krijimit të këngëve dhe produksionit muzikor në Suedi.

Fondacioni “Sunny Hill” është i përkushtuar të mbështesë kulturën dhe artin në Kosovë. Duke ofruar mundësi të tilla, Fondacioni investon në të ardhmen e talentëve kosovarë të muzikës dhe hap rrugë për një brez të ri të artistëve të suksesshëm.

Pas edicionit më të suksesshëm të festivalit Sunny Hill në Prishtinë, mediat ndërkombëtare përfshirë BBC, The Guardian, IQ Magazine kanë shkruar pikërisht për rëndësinë e festivalit dhe hapësirën që ai ofron për zhvillimin e talentëve të ri të muzikës në vend.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:

REPUBLIKA Communications Agency

+381 49 99 66 99

+386 49 171717