Telegrafi

“Taulant Xhaka e meriton një trajnim më të mirë te Baseli”

Taulant Xhaka javët e para u la jashtë formacionit titullarë të Baselit.

Mediat zvicerane raportojnë se mesfushori shqiptar po bëhet problem te kampioni i Zvicrës dhe për këtë arsye nuk ka luajtur në javët e para të kampionatit të ri të Zvicrës.

Por, ish portieri i kombëtares zvicerane, Pascal Zuberbuhler ka pohuar se reprezentuesi shqiptar e meriton një trajtim të mirë në saje të kontributit të madh që ka dhënë për klubin.

“Xhaka e ka merituar vendin në formacion me atë që ka dhënë për Baselin gjatë viteve të fundit. Është një kafshatë e fortë për të që të mund të pranojë këtë situatë. Lojtari në këtë rast duhet të kishte tjetër trajtim nga trajneri”.

“Sipas meje, është një çështje delikate që po krijohet te Bazeli duke e lënë në stol që nuk do t’i shërbejë askujt”, është shprehur Zuberbëhler për revistën “Kick-Off”.

Ai më tutje ka pohuar se trajneri duhet ta zgjidhë menjëherë këtë çështje përpara se të bëhet problemi edhe më i madh. /Telegrafi/

Pascal Zuberbuhler