Telegrafi

“Talent” se jo mahi: Fiton në garën e talenteve, duke imituar me duar lëshimin e gazrave (Video)

Antton Puonti ka fituar në garën Finland’s Got Talent, duke imituar lëshimin e gazrave, me anë të shuplakave të dorës.

Ai ka sinkronizuar tingujt që bënte me shuplaka, me meloditë e ndryshme që lëshoheshin në sfond, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihni në videon e postuar më poshtë, juria – së bashku me të pranishmit – janë kënaqur me shfaqjen që bënte ai në skenë.

Për këtë talent të pazakontë, ai ka përfituar 30 mijë euro, pasi doli para të gjithëve.

“Nuk ishte dikush me ndonjë talent tjetër? Nëse tërë Finlanda e ka vetëm këtë njeri që pjerdh me duar, kjo është e tmerrshme”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/