Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Xhaferi pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Konjufca do të takohet me Xhaferin në ora 10:00.
Ndërsa takimi mes Xhaferit dhe Kurtit do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 11:00.
Ende nuk dihet nëse Xhaferi do të zhvillojë edhe takime tjera gjatë vizitës së tij në Kosovë. /Telegrafi/