Telegrafi

Talat Xhaferi u takua me kryetarin e Këshillit Kombëtarë të Austrisë, Sobotka

Në kuadër të pjesëmarrjes në konferencë së kryetarëve të Kuvendeve nga vendet e Bashkimit Evropian, çka po mbahet më 23 dhe 24 prill në Talin të Estonis, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me kryetarin e Këshillit Kombëtarë të Austrisë, Wolfgang Sobotka, citon Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Sabotka konfirmoi se Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën e proceseve euro integruese, në kuadër të kësaj tha se shkëmbimi i shpejtë i komunikimeve në mes kuvendeve mundë të sjell forcimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të të dyja vendeve. Gjatë periudhës çka vjen, pret që të dyja vendet parlamentare të vazhdojnë me bashkëpunimin në kuadër të Kuvendeve në OSBE nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

Kryatari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë e vlerëson veçanërisht faktin çka Austria e udhëheq grupet e vendeve në BE, të cilët janë të zëshëm dhe mbështetës aktiv për fillimin e bisedimeve në mes BE dhe Maqedonisë. Ai tha gjithashtu se vendi është fokusuar tërësisht në reformat çka duhet të japin rezultate.

Në fund të takimit Xhaferi, e konfirmoi ftesën e hapur deri tek kolegu i tij për ta vizituar Republikën e Maqedonisë gjatë vitit 2018. /Telegrafi/