Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Pas takimit, Konjufca dhe Xhaferi në një konferencë të përbashkët për media deklaruan së në takim kanë biseduar për tema të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se mbështesin aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s.
“Mbështesim aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s, mbesim të përkushtuar ndaj çdo procesit integrues që do të na sigurojë të ardhmen evropiane. Do të vazhdojmë me mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në lidhje me dialog për Serbinë, është mbështetja e plotë për një marrëveshja ku do të sigurohet paqja e qëndrueshme”, deklaroi ai.
Xhaferi po ashtu ka thënë se Kosova është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë.
Ndërkaq, sa i përket situatës në Ukrainë, Xhaferi u shpreh se dënojnë fuqishëm sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Maqedonia dënon agresionin rus ndaj Ukrainës, ku deri tani kanë humbur jetën shumë qytetarë. Si anëtare e NATO-s u bashkangjitem thirrjes për ndaljen e sulmeve”, tha ndër tjera ai.
Ndërkaq, Konjufca ka thënë se roli i parlamenteve është shumë i rëndësishëm.
“Kuvendi e miratoi në të njëjtën kohë më Kuvendin e Maqedonisë së Veriut rezolutën në mbështetje të Ukrainës. Ku Ukraina po sulmohet padrejtësisht nga Rusia, ky agresion po shkakton humbje jetësh të civilësh”, pohoi ai.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi pritet të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/