Ky është momenti kur dy nxënëse që i kishte zënë gjumi në ulëset e pasme të një veture “fluturojnë” në xhamin e përparmë të veturës, pasi taksistin e zë gjumi dhe përplasen në murin mbrojtës të rrugës.
Përplasja ka ndodhur në qytetin kinez Zunyi në pjesën jugperëndimore të provincës Guizhou. E kamera e sigurisë e vendosur brenda veturës, shfaq shoferin i cili me çdo kusht mundohet të qëndroj i zgjuar edhe pse e zinte shpesh, transmeton Telegrafi.
E si pasojë e kësaj, ai në një moment mbylli sytë dhe mjaftoi që të përplasen fuqishëm, dhe nxënëset që nuk kishin vendosur rripin e sigurisë të fluturojnë te shoferi.
Autoritet kineze kanë njoftuar se dy nxënëset dhe shoferi janë ende duke u trajtuar në spital, edhe pse nuk kanë zbuluar se për çfarë lëndime bëhet fjalë. /Telegrafi/