Aksidenti që pësoi në një autostradë të Stambollit të Turqisë, nuk e ka ndaluar një taksist që të vazhdonte rrugëtimin.
Madje, ai voziste edhe pse xhami i përparmë i makinës, i ishte bllokuar në tërësi, prej kapakut të pjesës së përparme që qëndronte i hapur, transmeton Telegrafi.
Besohet se ai ka ndaluar diku në afërsi, ndërsa ishte njohës i mirë i asaj rruge, sepse e frekuenton shumë shpesh.
Në anën tjetër, nuk raportohet nëse rasti është duke u hetuar, apo cilat janë motivet e kësaj vozitjeje të pazakontë. /Telegrafi/
https://youtu.be/9vPD0DAXtkQ