Telegrafi

Taksisti thyen rregullat e trafikut, kalon mbi trotuar për t’i ikur kolonës në Prishtinë

Një taksist në Prishtinë, ka thyer rregullat e trafikut duke hipur mbi trotuar në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Eqrem Qabej, konkretisht të Instituti Albanologjik.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar një video ku shihet teksa taksisti nuk pret kolonën e automjeteve dhe kalon në pjesën tjetër të rrugës, mbi trotuar.

Ndërkaq, për këtë veprim, shoferi mund të marrë gjobë 150 euro dhe t’i pezullohet patentë shoferi 3 muaj./Telegrafi/