Site icon Telegrafi

Taksisti plagos dy shtetas të huaj në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi i panjohur i një taksie, iu ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në Prishtinë.

Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version