Një shofer taksie u vlerësua si një hero mbrëmë pasi mbylli një pasagjer të dyshimtë në veturën e tij pak çaste përpara se automjeti të shpërthente jashtë një spitali në atë që policia po e heton si një sulm të mundshëm terrorist.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi shkatërroi makinën e taksistit David Perry pas një shpërthimi jashtë Spitalit të Grave të Liverpool-it, disa sekonda para orës 11:00.
Pasagjeri mashkull, i cili kishte kërkuar të shkonte në Shërbimin e Kujtimit të qytetit, ishte i vetmi person i vrarë.
I martuar dhe babai i dy fëmijëve, zoti Perry, i cili qëndronte aty pranë, pësoi vetëm prerje, mavijosje dhe lëndime në vesh.
Mbrëmë ai doli nga spitali, thanë miqtë për MailOnline, ndërsa skuadra e bombave qëndroi në vendngjarje.
Në përgjigje të shpërthimit, policia antiterror kreu bastisje në të gjithë qytetin, duke arrestuar tre burra sipas Aktit të Terrorizmit dhe duke evakuuar dhjetëra shtëpi në një operacion që vazhdoi deri të hënën në mëngjes.
La policía antiterrorista detiene a 3 personas tras la explosión de un vehículo frente a un hospital y que ha dejado 1 muerto en #Liverpool . #liverpoolwomenshospital #Terrorists #ReinoUnido #Kensington #uk #Terrorismo pic.twitter.com/QqrrUOeUdJ
— AUSTROHÚNGARO (@AUSTROHNGARO2) November 14, 2021
Pavarësisht tronditjes së stafit dhe pacientëve në atë që vlerësohet materniteti më i madh i Evropës, pasi automjeti u përfshi nga flakët, burime pranë familjes së Perry-t kanë thënë për MailOnline se nuk mendohej që spitali të ishte objektivi origjinal i bombës së dyshuar dhe se veprimet e shoferit potencialisht kanë shpëtuar dhjetëra jetë.
Burimet thanë se taksistit me përvojë, fillimisht iu kërkua të dërgohej në Katedralen Anglikane të Liverpool-it, gjysmë milje larg spitalit, ku përfundoi një paradë e së dielës përkujtimore dhe u mbajt një ngjarje përkujtimore me mijëra ushtarakë, veteranë dhe personalitete.
“Ata nuk arritën dot atje, rrugët ishin të bllokuara”, tha një mik i Perry. Burri ndryshoi mendje dhe kërkoi të shkonte në qendër të qytetit.
“Por kur po kalonin pranë Spitalit të Grave, ai tha të tërhiqej atje. Ishte pak para orës 11. David vuri re se burri kishte një lloj drite të lidhur me veshjen e tij dhe po ngatërrohej me të, nuk dukej aspak mirë”.
“Nuk e di se si ia ka dalë, por Davidi u hodh jashtë dhe e mbylli makinën me këtë djalë pas. David është njeriu më me fat në Britani, si dhe njeriu më heroik, nëse ky djalë do të shkonte në spital, Zoti e di se çfarë mund të kishte ndodhur”.
Ndryshe, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Boris Johnson i cili përmes Twitter falënderoi shërbimet e urgjencës për “përgjigjen e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin”.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga incidenti i tmerrshëm në Liverpool sot”, shtoi ai. /Telegrafi/