Ndërsa në Finlandë, Estoni dhe Monako nuk paguhet taksa rrugore, por ju do të paguani shumë shtrenjtë për një udhëtim në Francë ose Itali.
Sipas një studimi britanik që analizoi se sa duhet të shpenzojmë për udhëtime në autostrada, ura dhe tunele, francezët kanë tarifat më të larta në Evropë, ndërsa në vende si Finlanda, Estonia dhe Monako janë falas.
Në Estoni taksë paguhet vetëm për automjetet më të rënda se 3.5 tonë. Nëse nuk doni të shpenzoni më shumë për rrugët në Francë, Itali dhe Norvegji, duhet t’i shfrytëzoni rrugë anësore.
Për shembull, ju do të paguani rreth 64 euro për një udhëtim nga Parisi në Marseille në autostradën A6 / A7 (775 km). Rruga italiane nga Milano në Napoli (773 km) kushton rreth 61 euro, ndërsa Norvegjia është në vendin e tretë për nga çmimet.
Nga Bode në Oslo duhet të ndahen rreth 53 euro. Ndër urat më të lira është ajo që lidh Norvegjinë dhe Suedinë – kushton rreth 3 euro ndërsa tarifa për Shën Bernardin e Madh në Zvicër është rreth 25.5 euro.
Më të lirët janë tuneli i Sozinës në Mal të Zi dhe tuneli i portit në Dublin, Irlandë. /Telegrafi/