Telegrafi

Takohen Perez-Neymar Sr., Reali ofron 250 milionë euro për Neymar Jr.

Real Madrid dhe Neymar janë shumë pranë finalizimit të një marrëveshje.

Kështu raportojnë mediat braziliane teksa shkruajnë se ka pasur një takim mes kreut të madrilenëve dhe të atit të futbollistit.

Sipas “Diario Gol”, Neymar Sr. dhe Florentino Perez kanë pasur një drekë pune, ku diskutuan reth një transferimi të mundshëm të brazilian te Los Blancos.

Gjithnjë sipas kësaj gazete, Reali thuhet të jetë pajtuar që të ndajë 250 milionë euro për reprezentuesin e Brazilit.

Kujtojmë se sulmuesi u transferua në verë nga Barcelona te Paris Saint-Germanin për shumën prej222 milionë eurove.

Lexo po ashtu Pique sulmon Neymarin: Dëmtoi skuadrën tonë

Por “galaktikët” janë të gatshëm që të shpenzojnë edhe 28 milionë euro më shumë, vetëm e vetëm për ta pasur nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka shënuar nëntë gola në 14 paraqitjet për parasienët. /Telegrafi/