Telegrafi

Zhvillime brenda koalicionit: Takohen Mustafa, Haradinaj e Limaj

Zhvillimet e fundit politike kanë bërë bashkë tre kryetarët e tri partive më të mëdha të koalicionit qeverisës.

Mësohet se, Isa Mustafa i LDK-sa, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nisma janë duke zhvilluar takim në Prishtinë.

Deri me tani askush nga zyrtarët e partive nuk ka treguar për agjendën e takimit.

AAK, së fundi kërcënoi LDK-në për dalje nga koalicioni, kjo pas çështjes së Ujmanit për të cilën Haradinaj nuk pajtohej gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.

Mos pajtime kishte edhe më herët, kur Ramush Haradinaj paraqiti kandidaturën për president, të cilën gjë e kundërshtoi LDK-ja.

Po ashtu Haradinaj ka vërejtje për performancën e kryeministrit Hoti.

Haradinaj në RTVD ka qenë kritik me mënyrën se si është sjellë kryeministri Avdullah Hoti pas marrëveshjes në Uashington.

“Mendoj se kryeministri Hoti dhe zoti Hyseni janë ka sillen me një komoditet të tepruar. Vetëkënaqësi të tepruar. Ata janë ka sillen me një vetëkënaqësi që nuk e di ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshojnë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën…Sigurisht se po sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovës”, tha kryetari i AAK-së. /Telegrafi/