Site icon Telegrafi

Takohen mes vete dhe bëjnë shqiponjën me duar këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe Ava Max

Bebe Rexha takohet me Ava Max (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Nuk është i vogël tashmë numri i këngëtareve shqiptare të suksesshme jashtë vendit.

Ditë më parë, këngëtarja Rita Ora pati rastin të takojë shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max, gjatë prapaskenave të festivalit “Summertimeball 2019”.

Pas Ritës, Ava Max ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet edhe me artisten tjetër shumë të suksesshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha.

Lexo po ashtu Rita Ora takohet me këngëtaren tjetër të famshme shqiptare, Ava Max

Ato janë takuar gjatë një koncerti të përbashkët në New York, teksa nuk kanë hezituar t’i japin një përqafim të ngrohtë njëra-tjetrës.

Bebe Rexha takohet me Ava Max (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Në një moment, për të dëshmuar patriotizmin e tyre, ato të dyja bëjnë shqiponjën me duar, duke treguar kështu se krenohen me prejardhjen e tyre shqiptare.

Bebe Rexha dhe Ava Max bëjnë shqiponjën me duar (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Ka qenë Bebe Rexha ajo që ka ndarë me fansat disa fotografi nga ky takim në InstaStory, teksa të njëjtat më pas i ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe Ava Max.

Rexha vjen nga Dibra e Maqedonisë dhe është rritur në New York, ndërsa Ava Max (emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci), është me prejardhje nga Saranda e Shqipërisë. /Telegrafi/

Bebe Rexha gjatë performancës në koncertin e fundit në New York (Foto: Bryan Bedder/Getty Images/Guliver)

 

Bebe Rexha gjatë performancës në koncertin e fundit në New York (Foto: Bryan Bedder/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version