Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se me sekretarin amerikan kanë diskutuar për bashkërendim të aktiviteteve për Ballkanin Perëndimor.
“Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – ShBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Lajçak./Telegrafi/
Had a very useful meeting with Phil Reeker, Acting Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs, this morning. Always good to compare notes, coordinate and agree on our 🇪🇺🇺🇸 cooperation and future activities in the Western Balkans. pic.twitter.com/8YtyzwBGau
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 14, 2021