Site icon Telegrafi

Takohen Kurti e Rashiq, bisedojnë për gjendjen në Kosovë

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Progresiste serbe, Nenad Rashiq, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ata kanë shqyrtuar edhe nevojën e integrimit të komunitetit serb në Kosovë si dhe pazaret e rrezikshme që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version