Dy krerët e partive opozitare, LDK dhe LVV, janë takuar në një nga restorantet e kryeqytetit.
Mustafa dhe Kurti kane filluar kohë më parë bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë, e edhe takime për koalicione të mundshme.
Ndryshe më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, dhe disa nga partitë ende nuk i kanë dorëzuar nënshkrimet.
Kujtojmë se situata e tillë është krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit. Haradinaj pati thënë se arsye e dorëheqjes nga pozita e kryeministrit është ftesa që kishte marr nga Gjykata Speciale në Hagë.
Telegrafi ka kontaktuar përfaqësuesit e këtyre dy partive për të marr një konfirmim zyrtar lidhur me këtë takim, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm./kp/Telegrafi/